Ora News – Në 2025 Shqipëria do jetë në një stad të avancuar të negociatave me BE



Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deri në vitin 2025, Shqipëria mendohet se do të jetë në një fazë të avancuar të negociatave me BE-në, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi do të jenë gati për antarësim. Diçka e tillë është mundur të zbulohet nga portali EU Observer, i cili ka zbardhur një pjesë të strategjisë së Brukelit për vendet ballkanike. Raporti i plotë mbi këtë çështje, do të publikohet më datë 6 shkurt.

Në projeksionin e Bashkimit Europian, deri në vitin 2025 Shqipëria mendohet se do të jetë në një stad të avancuar të negociatave, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi me shumë mundësi do të jenë gati për t’u antarësuar në bllokun e kontinentit të vjetër. Diçka e tillë është mundur të zbulohet nga portali EU Observer, ndërsa lajmi vlerësohet si pozitiv, pasi Brukseli po shprehet në mënyrë konkrete mbi afatet. Gjithashtu, materiali që pritet të prezantohet i plotë përbën një ndryshim të qasjes që është artikulua më herët nga Presidenti i Komisionit, Zhan Klod Junker, i cili u shpreh se nuk shihte mudnësi zgjerimi për bllokun brenda një afati të afërt.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-2025-shqiperia-do-jete-ne-nje-stad-te-avancuar-te-negociatave

source